Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Arritja më e madhe e Rilindjes është rilindja e revoltës shqiptare

spot_img

Lajme të ngjashëm

9dcab8ff3aa7e5c2965e07c4df3ed9a1

Nga Alba Bajraktari

E meriton një popull qeverinë që ka? Përgjigjja është më e komplikuar se një pohim a mohim i shkurtër. E sigurt është që ne të gjithë kemi pjesën tonë të përgjegjësisë në gjithë këtë farsë politike, desha të thoja kastë politike.

Një prej tyre është përparësia që i kemi dhënë interesit imediat përkundrejt të drejtave dhe parimeve. Padrejtësitë janë lejuar qoftë kjo nëpërmjet heshtjes dhe ky është faj i përbashkët. Kemi duruar shtypje të vazhdueshme dhe durimi ka qenë i çeliktë. Dikush është larguar nga vendi i punës padrejtësisht, dikush ka ngelur pa shtëpi padrejtësisht, shumë të tjerë janë larguar një herë e mirë në emigrim.

E me gjithë këtë, njeriu përshtatet, instikti i mbijetesës e bën atë të jetojë si normale të jashtëzakonshmen. Padrejtësinë si normalitet duke zhdukur kështu hapësirën për revoltë. Ne për shembull, lejuam t’i falnim një qeverisje emrin e « Rilindjes », një prej lëvizjeve më të rëndësishme për shqiptarët. Pastaj, lejuam që nën këtë tematikë të talleshim pa limit.

Këto tallje nuk kanë ndaluar as sot kur Shqipëria digjet duke protestuar për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë. Kjo duket kur në fjalimin drejtuar qytetarëve nga kryeministri i vendit ka ende fjali si « nuk krahasohet niveli i dëgjimit të qytetarëve nga qeveria ».

Kur qe kjo e fundit që në Maj të këtij viti shkatërroi teatrin kombëtar në mes të natës pa pyetur fare. Dhe kjo tallje vazhdoi kur paturpësisht flitej gjithë cinizëm nga përgjegjësit e kësaj ngjarje duke u futur në qorrsokake se si « ishte klasifikuar a nuk ishte klasifikuar monumet kulture », apo duke shpjeguar se godina po rrënohej, kur pak ditë më parë po e njejta godinë i kishte rezistuar pa asnjë gërvishtje tërmetit që shkatërroi pallate. Ndërkohë opozita diku midis zgjimit dhe dremitjes thoshte « kush e kishte dezhurnin ?! ». Gjyshet tona kishin një shprehje e aftë të shpjegojë më mirë se fjalët e tepërta këtë gjendje : « bir Selman i nënës ç’të të qaj më parë ». E ky s’është veçse një episod në pafundësinë e teatrit komik që luhet në skenën e qeverisjes sonë.

Por, vjen një moment kur njeriu zhvillon një prej shprehive më të rëndësishme, revoltën. Ajo shfaqet kur durimi tejkalon disa caqe dhe njeriu ndërgjegjësohet për shtypjen që po i bëhet. Kaq shumë padrejtësi e tallje u akumuluan gjatë viteve, kaq tentativa revolte sa revolta po konsolidohet si trajtë e popullit tonë dhe për rrjedhojë po tregohet forca e karakterit të po këtij kombi.

Protesta e ditëve të fundit nuk është vetëm një protestë kundër marrjes së një jete të pafajshme, në rrethana absurde. Është gllënka e fundit që derdhi kupën e durimit e zgjoi revoltën. Kjo s’është as vrasja e parë, as padrejtësia e parë, as shtypja e parë, as lëndimi i parë. Por, është kurbani. Kurban u bë një i ri tek i cili gjithësecili sheh shëmbëlltyrën e shtypjes së jetës.

Kjo revoltë po shpartallon tani një sistem që e ka tepruar. Ajo mishëron kundërshtinë e një populli që ka duruar më tepër se limitet që i takojnë dinjitetit njerëzor. Është kundërshtia e njeriut të lodhur duke u marrë zvarrë nga arroganca, nga prepotenca, nga tallja, nga papërgjegjshmëria e vazhdueshme e një kaste politike të uritur, të pangopur ende.

Është kundërshtia e njeriut që ka filluar të vlerësojë ekzistencën e vet, nevojën e dinjitetit më tepër se nevojën e interesit imediat. Fatkeqësisht, fitoret e idealit njerëzor si revolta kanë kosto tragjike, për ne qe marrja e një jete. Por, mbi këtë jetë po ndërtohet karakteri i një kombi femijënor që ka filluar të rritet.

« Rilindja » me gjithë dështimin që solli, nëpërmjet padrejtësive e shtypjes së vazhdueshme, arriti padashur ashtu si rrethanat e ashpra e të padrejta që rrisin para kohe një fëmijë, të zgjojë tiparet e para të shprehjes së karakterit dhe forcës kombëtare.

Më shumë

spot_img