Hapësire reklamuese

Bota

Arritja e madhe shkencore: Makineria transmeton dhe përkthen mendimet nga truri në kompjuter

Shkruar nga Newsbomb
Arritja e madhe shkencore: Makineria transmeton dhe përkthen mendimet nga

Për herë të parë, shkencëtarët kanë arritur të ndërtojnë një pajisje që e konverton shkrimin e menduar në tekst në një kompjuter.

Sistemi i zhvilluar nga konsorciumi BrainGate përfshin një sensor të implantuar në tru që transmeton sinjalet e lidhura me shkrimin në kohë reale në një kompjuter që më pas e shndërron në tekst me një shpejtësi prej 90 shkronjash në minutë.

“Misioni ynë në BrainGate është rivendosim komunikimin e shpejtë dhe intuitiv për njerëzit me të meta të rënda në të folur ose motor”, tha Dr Leigh Hochberg, i cili drejtoi një provë klinike të teknologjisë.

Teknologjia e mëparshme kishte një shpejtësi prej 40 shkronjash në minutë, por kërkonte që pacienti të mendonte për lëvizjen e klikimit të një shkronje në një tastierë virtuale.

Ndërsa metoda e re e testuar te 65 persona të paralizuar nga qafa e poshtë dha rezultate të shkëlqyera. Falë dy elektrodave të vogla që kapin sinjalet e krahut dhe të dorës, ata mundën të përgjigjen me shpejtësinë që i duhet një personi të shëndetshëm të shkruajë në smartfon.

Sondazh

Poll