Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Arritet marrëveshja mes Fatmir Mediut me Lulzim Bashës: Do jemi koalicion fitues në 25 prill

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b9ec0c0080eab443173adb5c61d8578c

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu, ka arritur marrëveshje me Lulzim Bashën për të garuar në koalicion me PD, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ishte vetë Mediu ai që pak më parë doli nga selia blu dhe në një deklaratë për gazetarët tha se kishte firmosur marrëveshjen me Bashën dhe ata do të jenë koalicion fitues në zgjedhje.  

“Marëveshja që firmosëm sot ka dy ditë që negociohet. Plotëson të gjitha marrëveshjete e domosdoshme për të pasur një koalicion fitues në zgjedhje.  Marrëveshja përcakton dhe raportet e paritve politike si duhet të jenë. Ka përmbledhur të gjitha qëllimet që i shërbejnë fitores së zgjedhjeve.

Është konsideruar cdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më mirë cdo parti dhe cdo kandidat. Do ta shikoni marrëveshjen, e cila përcakton raportet e partive politike. Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ kandidatet e partive politike”, tha Mediu.

Më shumë

spot_img
spot_img