Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arritën të sekuestronin 400 kg drogë, Ambasada amerikane përgëzon autoritetet: Ju lumtë, suksesi vjen përmes bashkëpunimit me partnerët

Shkruar nga Newsbomb
Arritën të sekuestronin 400 kg drogë, Ambasada amerikane

Ambasada amerikane në Kosovë, ka përgëzuar autoritetet kosovare për sekuestrimin e drogës ditën e djeshme në Lipjan.

Përmes një postimi Ambasada shkruan se sekuestrimi i një sasie kaq të madhe droge është një fitore e madhe për sundimin e ligjit.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për sekuestrimin e djeshëm të drogës në Lipjan, sukesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë dhe DEA-s. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, shkruhet në postim.

Kujtojmë se ditën e djeshme u bë e mundur sekuestrimi i 400 kg kokainë. Kokaina kishte hyrë nëpërmjet Portit të Durrësit dhe destinacioni i fundit ishte Lipjani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu