Hapësire reklamuese

Bota

Arrin deri në Ballkan, kjo është rrezja nëse shtëprthen reaktori bërthamor në Zaporizhzhia

Shkruar nga Newsbomb

Rrezja e kontaminimit do të prekte dy shtete të Ballkanit, nëse do të shpërthente reaktori në centralin bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës.

Zona është aktualisht e kontrolluar nga ushtarët rusë, por prej ditësh ka qenë në qendër të bombardimeve të njëpasnjëshme. Kievi ka akuzuar vazhdimisht frocat ruse për përgjegjësinë mbi bombardimet që rrezikojnë 6 reaktorët e centralit, çka do të rezultonte në një katastrofë të paimagjinueshme.

Sipas kësaj harte të publikuar në rrjetet sociale, rezja e kontaminimit nga shpërthimi i një reaktori do të shtrihej deri mbi Rumai dhe një pjesë të Bullgarisë, thuajse në pjesën më të madhe të Ukrainës,, Moldavisë, mbi gjysmën e Bjellorusisë dhe një pjesë të madhe të Rusisë.

Rezatimi paraqitet me ngjyrë gri të çelur. Ndërsa pjesa me ngjyrë gri të errët është ajo që quhet zona e ndaluar, dhe që do të pësonte dëmin më të madh.

Sondazh

Poll