Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë në Bosnje-Hercegovinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Udhëheqësit rivalë serbë, kroatë dhe boshnjakë të Bosnjës ranë dakord për të formuar një qeveri qëndrore, 10 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

 

Krerët e tri partive më të mëdha etnike të vendit, nënshkruan një marrëveshje mbi parimet kryesore për formimin e qeverisë, në një takim të lehtësuar nga misioni i Bashkimit Evropian në Bosnje.

“Kjo marrëveshje siguron kushtet për formimin e kabinetit qendror brenda 30 ditëve të ardhshme”, tha Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës ndër-etnike tripalëshe të Bosnjës, njëherësh kreu i Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD).

“Unë mendoj se ky është një moment i rëndësishëm që na lejon të ecim përpara”, tha Dodik.

Por, ai paralajmëroi gjithashtu, se nëse marrëveshja nuk zbatohet brenda afatit të rënë dakord, “kjo do të thotë që Bosnje e Hercegovina është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike, dhe se sovraniteti i saj do të vihet në dyshim”.

Struktura komplekse qeveritare e Bosnjës, bazuar në kuotat etnike, lejon secilin grup të bllokojë vendimet kryesore.

Formimi i kabinetit qendror është bllokuar nga anëtarët boshnjakë dhe kroatë të presidencës, të cilët kishin këmbëngulur që kryeministri serb, i cili do të vijë nga rradhët e SNSD-së, duhet të zotohet se do të vazhdojë rrugën e Bosnjës drejt integrimit në NATO.

SNSD-ja, nga ana tjetër, ka bllokuar punën e parlamentit kombëtar, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

Serbët e Bosnjës nuk e mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO, e cila bombardoi pozicionet e tyre, si dhe aleatin e tyre Serbinë, gjatë luftërave ballkanike të viteve 90-ta.

Por, sipas marrëveshjes, udhëheqësit konfirmuan se “do të promovojnë marrëdhëniet me NATO-n pa paragjykuar një vendim të ardhshëm në lidhje me anëtarësimin e Bosnje dhe Hercegovinës”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Artikulli paraprakGazeta Shqiptare
Artikulli tjetërLiberale

Më shumë

spot_img