Hapësire reklamuese

Bota

Arrihet marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë

Shkruar nga Newsbomb
Arrihet marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë

Turqia thotë se është arritur një marrëveshje me Rusinë për të lejuar Ukrainën që të rifillojë eksportet e grurit përmes Detit të Zi.

Marrëveshja pritet që të firmoset të premten në Stamboll nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

Bllokimi i rrugëve tregtare të Ukrainës nga Rusia që nisi luftën më 24 Shkurt, ka bërë që të rrezikojë urinë e miliona njerëzve. Gjithashtu, mungesat në treg për shkak të luftës shkaktuan rritjen e çmimeve të ushqimeve.

Ndërsa, pika e dytë është që Rusia pranon një armëpushim teksa kryhet transporti i grurit dhe pika e tretë është që Turqia, me mbështetje të OKB-së, do të inspektojë anijet tregtare për shkak të frikës së Rusisë për kontrabandën e armëve nga ana e Ukrainës.

Sondazh

Poll