Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për çështjen e dokumenteve hyrje/dalje

Lajme të ngjashëm

Kosova dhe Serbia ka arritur marrëveshje për çështjen e dokumentave për hyrje-dalje, duke i shfuqizuar ato. Këtë e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, Borrell njofton se kosovarët që hyjnë në Serbi nuk kanë nevojë të pajisjen me dokumente të përkohshme për hyrje e dalje.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”, shkruan Borrell në Twitter.

Ai thotë se BE-ja ka ofruar garanci për një gjë të këtillë edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Një zgjidhje e problemit të natyrës evropiane”, kështu e cilëson Borrell, teksa përgëzon dy liderat.

Ndërsa emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falënderuar për angazhimin edhe emisarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Falenderoj Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në “Twitter”.


Më shumë