Hapësire reklamuese

Politikë

Arrihet dakordësia mes partive politike, votimi dhe numërimi elektronik do të bëhet vetëm në Tiranë, ja cilat ZAZ po diskutohen

Shkruar nga Newsbomb
Ilirjan Celibashi

Kryetari Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi është shprehur se është arritur dakordësia mes partive politike që projekti-pilot i votimit dhe numërimit elektronik të bëhet në një ZAZ në Tiranë.

Fillimisht PS kishte propozuar që ky projekt të implementohej në Tiranë dhe Korçë, ndërsa opozita kërkoi në Fier dhe Korçë, por si përfundim u ra dakord që të bëhet në Tiranë.

ZAZ që do të zgjidhet nuk do të ketë më shumë se 55 qendra votimi, ndërkohë që po diskutohet se cila do të zgjidhet, ku mendohet të jetë zona zgjedhore që i përket njësisë nr.3 ose nr.8.

“Sikurse jeni në dijeni, KQZ ka synuar të implementonte projektin pilot në jo më pak se 10% të qendrave të votimit apo më shumë se 20% të qendrave të votimit, projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje.

Gjatë kësaj periudhe jemi përpjekur me partitë të kishim dakordësi mbi zonat ku ky projekt do implementohej. Pas diskutimeve, të shumta dhe konsultimeve jemi dakordësur që për shkak të ngushtësisë së kohës, implikimeve financiare e njerëzore. Do ishte e vështirë për KQZ që ta shtrinte implementimin në një numër qendrash votimi me jo më pak se 10% apo më shumë se 20%. Qëndronte interesi që për këto zgjedhje ky të implementohej në mënyrë pilot.

Prandaj kemi ceduar, si KQZ apo partitë politike nga interesi i parë për të zhvilluar këtë projekt në këtë segment. Dhe jemi dakordësuar që të jetë e mundur në një zonë më të vogël. Pas konsultimeve të bëra nga komisioneri shtetëror, projekti pilot të implementohet në një prej ZAZ-ve të Tiranës. Do të na krijonte dhe jepte një indicie mbi efektet e projektit. Mendohet të jetë njësia zona zgjedhore që i përket njësisë nr.8, ose nr.3 në Tiranë. Secila ka nga 52 qendra votimit. Kemi vendosur limitin.

Kemi marrë në referencë këto dy, nuk fsheh një prej këtyre dy njësive mund të ishte zona ku mund të implementohet projekti. Konsideruar planin dhe përbërjen demografike të këtyre dy zonave.”- tha Celibashi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll