Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet zv/kryetari i Bashkisë Dibër, dhunoi me sende të forta në punonjësit

Shkruar nga Newsbomb

Policia ka arrestuar zv/kryetarin e Bashkisë Dibër, Ernolt Cani si dhe është shpallur në kërkim një tjetër person pas sherrit masiv në Bashkinë e këtij qyteti.

Shkak i përplasjes me sende të forta është bërë Drejtori i Burimeve Njerëzore, të cilët punonjësit nuk e kanë dashur nga jugu.

Katër persona, përfshi edhe drejtorin e Burimeve Njerëzore, Drini Mata, janë dërguar në spital me plagë të shumta ku kanë marrë trajtimin e udhur mjekësor.

Informacion nga Policia:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin Ernolt Cani, 34 vjeç, nga Peshkopia, me detyrë Zv/Kryetar i Bashkisë Dibër, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim", të parashikuar nga neni 237 e 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B.

Arrestimi i Canit u bë pasi sot rreth orës 09:05, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij shtetasit:

- D.M,  30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi  ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e  Peshkopisë  ka dalë nga spitali;

- E.D,  33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër, pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi  ka dalë nga spitali;

- H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër, vijon trajtimin mjeksor në spitalin e Peshkopisë;

- L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër, ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu