Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Arrestohet zëvendësi i Guaido në Venezuelë, njësitë komando të Maduros i tërheqin makinën me vinç (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edgar Zambrano, zëvendës presidenti i Parlamentit dhe bashkëpuntori i ngushtë i presidentit të vetëshpallur të Venezuelës Juan Guaido, është arrestuar nga Sebin, shërbimet sekrete të vendit, i kontrolluar nga regjimi i presidentit Nikolas Maduro. 

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se forcat e sigurisë arrestuan nr. 2 të kongresit të kontrolluar nga opozita e Venezuelës të mërkurën. Zëvendëspresidenti i Asamblesë Kombëtare Edgar Zambrano ishte duke lënë selinë e partisë së tij të Veprimit Demokratik kur u befasua nga një njësi komando nga agjencia e inteligjencës SEBIN që kishte rrethuar makinën e tij.

Një orë e gjysmë më vonë, oficerët e tërhoqën automjetin larg me ligjvënësin ende brenda, në të njëjtën kohë që Maduro po fliste drejtpërdrejt në TV shtetëror për të inauguruar një projekt bujqësor.

Ndërkohë, lidhur me situatën Zambrano e ka sqaruar vetë në rrjetet sociale, ku sipas tij, duke qenë se ai u mbyll brenda mjetit dhe refuzonte të dilte, shërbimet sekrete sollën një vinç të vogël dhe tërhoqën veturën deri në selinë e tyre.

Zambrano, 63 vjeç, ishte një nga liderët e parë të opozitës që iu përgjigj thirrjes së Guaidos për një kryengritje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img