Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet youtuberi shqiptar në Greqi, abuzoi “live” me personat me aftësi ndryshe

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet youtuberi shqiptar në Greqi, abuzoi “live” me

Policia greke ka vënë në pranga këtë të martë një youtuber me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Florian Zanin, 35 vjeç i njohur me emrin “Hayate” në rrjete sociale.

Florian Zani akuzohet për dhunë ndaj personave me aftësi ndryshe dhe fyerje ndaj shtresave të paafta për tu mbrojtur, shkruan protothema.gr.

Youtuberi me origjinë shqiptare publikonte në kanalin e tij në Youtube por edhe në TikTok veprimet poshtëruese dhe dhunuese ndaj personave me aftësi ndryshe.

Sipas policisë greke 35-vjeçari që nga janari i 2023, mbante një profil në një platformë të rrjeteve sociale, duke përdorur një pseudonim, në të cilin transmetonte drejtpërdrejt sjellje abuzive ndaj personave me probleme mendore , me qëllim përfitimin e tij financiar të paligjshëm nga klikimet.

Arrestimi i Florianit u krye gjatë orëve të pasdites të së martës pasi ndaj Zanit u bënë disa denoncime për dhunë raciale, fyerje dhe ofendime të personave me aftësi ndryshe.

Kanë qenë pikërisht organizatat në mbrojtje të këtyre grupimeve të cilat e denoncuan pasi Zani në rrjetet sociale Tik Tok dhe You Tube  bënte një transmetim live ku abuzonte seksualisht dhe në vazhdim fyente dhe i tallte "viktimat" e tij live në rrjetet sociale.

Në banesën të cilën kryhej transmetimi live, pasi u arrestua Florian Zani, u gjetën edhe dy persona me aftësi të kufizuar të cilët nuk ishin në gjendje të mbronin veten e tyre prej akteve poshtëruese dhe ofenduese të tik tokerit shqiptar. Ata u dërguan në një fondacion ku do të mbahen nën kujdesin e mjekëve të specializuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese