Një burrë 45-vjeçar nga Ukraina është arrestuar në Rusi pasi akuzohet për vrasjen e 11 graveve në 3 shtete të ndryshme.
Bakhtiyor Matyakubov, filloi të vriste pasi zbuloi se gruaja e tij me emrin Yulia Lebeshima, 26-vjeçare, e tradhëtonte. Pas kësaj, ai ‘premtoi’ se çdo grua që e tradhëton burrin e saj do ketë të njëjtin fat.
Kështu që ai shkonte me gra të martuara ose vajza të cilat ishin tashmë në një marrëdhënie dhe më pas i vriste pasi sipas logjikës së tij, meqë ato tradhtonin partnerët e tyre me të, duhej të merrnin vdekjen si ‘shpërblim’.
Viktima e tij e fundit ishte Natalia Yelkina, 34 vjeçare. Dy ditë më parë në Rusi ai e ka goditur me thikë mbi 20 herë pasi ka bërë seks me të.
Sipas informacioneve, ai ka vrarë 5 gra në Rusi, 3 në Uzbekistan dhe 4 në Ukrainë dhe ndëshkimi i tij pritet të jetë i rëndë nga gjykatë e Moskës.