Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet vrasësi i dyshuar i shqiptarit Bledar Dedja, Policia: Autori i mitur

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet vrasësi i dyshuar i shqiptarit Bledar Dedja, Policia: Autori i

Vrasësi i dyshuar i shqiptarit Bledar Dedja është arrestuar në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, teksa në pranga ka rënë një i mitur, 17 vjeç.

Bledar Dedja u vra pasditen vonë të së shtunës, 20 janar. Ai u gjet i vdekur, me plagë të shkaktuara me thikë, 100 metra larg makinës së tij në një zonë pyjore në Treviso.

Sipas autopsisë 39-vjeçari Bledar Dedja është qëlluar 20 herë me thikë në trup. Ndërsa nuk përjashtohet pista që në vrasjen e 39-vjeçarit të jenë përfshirë disa persona.

Bledar Dedja u gjet në pyll gjysmë i veshur dhe me pantallona të ulura. Për rrjedhojë dyshohet se vrasja mund të ketë qenë për motive pasioni dhe se fakti që autorët e kanë lënë gjysmë të zhveshur viktimën tregon se ata kanë dashur ta poshtërojnë.

Dyshohet se Dedja ka patur marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e një bashkatdhetari. Hetuesit mendojnë se shqiptari është qëlluar me thikë në fund të marrëdhënies seksuale.

LEXO EDHE: U gjet i vrarë në Itali,kushëriri i shqiptarit rrëzon prokurorët: Ishte si qingj

Për momentin, pista që po ndjekin hetuesit të çon në një vrasje pasioni në fund të një marrëdhënieje seksuale. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që pantallonat e ulura të jenë një shpërfytyrim dhe një shenjë hakmarrjeje ndaj Bledarit. Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrathanave të plota të varsjes misterioze.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese