Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Arrestohet Suel Liço, goditi me karrige në takimin me Bashën në Ersekë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

167cb74755ccec57295e1877718fb6e2

Arrestohet Suel Liço, 27-vjeçari që goditi me karrige ditën e djeshme në një takim që po zhvillonte lideri i PD-së, Lulzim Basha. Liço është nga fshati Taç i Ersekës dhe mendohet se ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike. Ai do të përballet me akuzën ”Plagosje e rëndë me dashje”. Liço shfaqet në një foto me bluzën e fushatës së PS-së, në 5 qershor 2013, fakt që e tregon edhe fotoja që po publikojmë.

Pas arrestimit të Liços reagoi edhe Arben Malo, kryetari i Bashkisë Kolonjë, duke thënë se ngjarja është fryrë politikisht. “Ngjarja është fryrë politikisht. Objektivi nuk ishte Basha. 27-vjeçari Liço donte tq qëllonte xhaxhain e tij, Kolonja nuk është shquajtur asnjëherë për ngjarje të dhunshme dhe unë distancohem nga kjo. Përkrah veprimet e policisë dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarit”.

Incidenti u regjistrua në takimin që kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi dje në qytetin e Erskës. Në momentin kur Basha po prezantonte kandidatin demokrat për bashkinë e këtij qyteti Viktor Duron, Liço hodhi një karrige, e cila goditi 65-vjeçarin Fuat Mydini, i cili u transportua drejt spitalit.

Partia Demokratike dënoi sot ngjarjen duke e komentuar se ishte ”një dhunë e orkestruar me ashpërsi dhunën e orkestruar  që u ushtrua në nisje të aktivitetit për prezantimin e kandidatit të opozitës  në Kolonjë, ku një person i njohur për lidhjet e tij me pushtetin,  hodhi një karrige në drejtim të qytetarëve të mbledhur në aktivitet”.

suellico2

Suel Lico

“Mos distancimi ndaj këtij sulmi nxjerr zbuluar autorët dhe porositësit që janë të njëjtët që kanë frymëzuar akte dhune edhe në qytete të tjera kundër opozitës. Ky është tregues i panikut dhe frikës që ka kapur dyshen Rama-Meta nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor.Partia Demokratike paralajmëron dyshen Rama-Meta se çdo përpjekje  apo presion kriminal i frymëzuar dhe i paguar nga kjo dyshe,  nuk do të arrijë kurrë të  mposhtë vendosmërinë plebishitare të qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë gjykimin e merituar, por  vetëm do ta shtojë padurimin e shqiptarëve të bashkuar për të  larguar një orë e më parë oligarkinë  Rama-Meta nga keqqeverisja shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët”, reagon Partia Demokratike.

Edhe Ilir Meta e dënoi ashpër ngjarjen.

“Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, pasi u njoh me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ersekë, e dënon atë ashpër dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të distancohen nga akte të tilla, të cilat dëmtojnë klimën e një fushate elektorale qytetare.Kryetari i Kuvendit kërkon që organet e zbatimit të ligjit të ndëshkojnë në mënyrën më shembullore autorët e këtyre incidenteve të papranueshme. Kryetari i Kuvendit u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe forcave politike të përfshira në fushatën për zgjedhjet e pushtetit vendor, që të distancohen nga elementë që kërkojnë të shkaktojnë incidente e tension dhe të përqendrohen në debatin e alternativave mbi qeverisjen e re vendore, si shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve. Kryetari i Kuvendit u kërkon strukturave të Policisë së Shtetit që me profesionalizëm dhe në zbatim me korrektësi të ligjit, të garantojnë qetësinë dhe mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe të parandalojnë e të mos tolerojnë asnjë akt që cenon mbarëvajtjen e fushatës elektorale.”, thuhet në deklaratën e Metës.

Ngjarja pason incidentin ndodhur në Durrës pak ditë më parë, ku simpatizantë socialistë u përleshën fizikisht me demokratët.

 suellico5

Suel Lico

Lexo edhe: Flet i lënduari në incidentin e Ersekës: Karrigia iu hodh Bashës por më kapi mua, isha ngjitur me të 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img