Hapësire reklamuese

Rajoni

Arrestohet shqiptari që zhvaste të miturit në Itali: Po s’pagove, do i them të gjithëve që je gay (Si i shantazhonte)

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet shqiptari që zhvaste të miturit në Itali: Po

Një 34-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë në Itali, pasi akuzohet për zhvatje dhe shantazh ndaj të miturve.

Shqiptari me inicialet G.B., u arrestua ditën e djeshme gjatë një operacioni të koordinuar nga Zëvendës Prokurori i Republikës së Latinës Dr. Marco Giancristofaro.

Ai u kërkonte para të miturve dhe në rastet kur ata kundërshtonin, ai i shantazhonte duke u shprehur se do t’u thoshte të gjithëve që djali, i cili kishte rënë pre e zhvatjes (viktima) është gay. Ai e detyroi një 16-vjeçar që t’i nënshtrohej kërkesave të tij dhe më pas adoleshenti pagoi nga llogaria e nënës së tij, pa dijeninë e saj.

Por historia nuk përfundoi me kaq, kur djali mendoi se kishte paguar atë që ai besonte se ishte një borxh, mbërritën mesazhe të reja kërcënuese nga shqiptari. Atëherë i mituri vendosi të shkojë në polici për të bërë denoncim ndaj të riut shqiptar, i cili tashmë po mbahet në burgun e Frosinone.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll