Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali, dhunonte dhe kërcënonte partneren (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia italiane ka bërë me dije se ka arrestuar gjatë ditës së sotme një shtetas shqiptar 40 vjeçar.

Mësohet se 40 vjeçari shqiptar ka dhunuar partneren e tij dhe më pas ka kërcënuar me thikë mjekët.

Policia e ka indentifikuar 40 vjeçarin shqiptar si Shpëtim Shehi. Sipas karabinierëve Shehi pasi kishte rrahur partneren e tij më pas ka shkuar në polici për të nënshkruar një detyrim që në fakt nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Pasi ishte kthyer në banesën e tij dhe kishte parë ambulancën që partnerja e tij kishte thirrur për ta mjekuar, 40 vjeçari e ka humbur sërish qetësinë dhe ka filluar të kërcënojë me thikë sërish partneren dhe mjekët.

Më pas policia ka shkuar në vendngjarje dhe e ka arrestuar 40 vjeçarin. Ende nuk dihen shkaqet se përse kishte nisur konflikti mes partnerëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.