Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Arrestohet shqiptari me 4 emra në Greqi, i riu kërcënon policin: Do të gjej dhe do të vras, do e paguajë dhe familja jote

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar me 4 emra dhe mbiemra ka rënë në prangat e policisë greke, i cili ishte në kërkim për grabitje të ndodhur në 2021.

Policia kapi shqiptarin dhe e dërgoi në komisariar për disa procedura, por aty më pas zbuluan se i 26-vjeçari shqiptar ishte në kërkim për grabitje dhe do i vendoseshin prangat.

Shqiptari është ”çmendur” kur e njoftuan se do arrestohej dhe ka tentuar të largohej nga dera apo dritarja, por pa sukses.

Shqiptari ka tentuar të godasë dhe me grusht, policin, por sërish nuk ka arritur që t’i shpëtojë burgut.

Mediat greke shkruajnë se kur shqiptari u fut në qeli ka nisur të godasë me shqelma krevatin, karriget, të godasë me duar muret dhe hekurat dhe madje ka kërcënuar dhe policin.

“Kur të mbaroj me këtë do të të gjej dhe do të të vras ​. Do të vijë radha, e mira vonon të ndodhë, do të zbuloj ku jeton, do ta paguajë edhe familja jote”, kërcënoi shqiptari policin.

26-vjeçari ka angazhuar sërish autoritetet, për zbulimin nëse ka qenë pjesëmarrës në organizatë kriminale, vjedhje, grabitje, ligj armësh, teksa raportohet se në vitin 2020 në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Më shumë




spot_img








spot_img