Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Arrestohet shoferi shqiptar i kamionit që kontrabandonte njerëz në Angli (Emri)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shtetas shqiptar, shofer kamioni i cili u përpoq për të kontrabanduar në mënyrë të paligjshme dy persona në Britani të Madhe, është arrestuar nga autoritetet e zyrtarëve të kufirit.

Dalip Dosti, 42 vjeç, u ndalua nga zyrtarët e kufirit në Francë, ndërsa kishte si destinacion kaliminin e Eurotunelit për të kaluar nga pjesa e Kalasë të Francës drejt Doverit nga ana angleze.

Dosti, i cili u vetëdeklarua jo fajtor, u dënua pas një gjyqi.

Gjykata njoftoi se kontrollet e pasaportave dhe të mallrave afër terminalit të Eurotunelit në Kalasë, ndaluan kamionin me targa angleze të regjistruar pak pas mesnatës së 31 maj 2018-tës.

Pas kontrollit të pasaportës së Dalip Dostit dhe dokumenteve për ngarkesën që kishte në kamion, shoferi u mor nga Forcat Kufitare ku kontrolle fizike u kryen në mjet por pa gjetur parregullsi.

Megjithatë pas gjetjes së dy të rinjve të fshehur në kamionin e tij, Dosti më vonë pohoi se të rinjtë u futën në kamionin e tij ndërkohë që ai po kontrollonte pasaportën.

Megjithatë, pamjet e kamerave, treguan të pandehurin Dalip Dosti i cili i ndihmoi dy të rinjtë të dilnin nga kamioni i tij para se automjeti i tij të kontrollohej.

Zyrtarët e përshkruan atë si një “përpjekje të paramenduar” për të shkelur kontrollet kufitare në Mbretërinë e Bashkuar. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img