Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet shoferi i ‘Land Rover-it’, përplasi për vdekje të moshuarin në autostradën Durrës-Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga vendngjarja

Shoferi 52 vjeçar i një mjeti tip “Land Rover” është arrestuar sot nga Policia pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme te mbikalimi i Fllakës, në autostradën Durrës-Tiranë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q. B., 82 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll