Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Arrestohet serbi i akuzuar për krime lufte në Kosovë, mori pjesë në masakrën e Izbicës ku u vranë 147 burra dhe pleq

spot_img

Lajme të ngjashëm

Arrestohet në Kosovë një person, i cili akuzohet për krime lufte ndaj popullit të Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari është shtetasi me iniciale M.A., me shtetësi serbe.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës të Skenderajt më 1999, ku u morën dhe u vranë 147 burra e pleq nga ushtria serbe.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se është ndaluar një (1) person me inicialet M.A., për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’, në shkelje të nenit 142 të Kodit Penal të ish RSFJ si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se M.A. i nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se ka marr pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë. I njëjti brenda afateve ligjore do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në komunikatën e prokurorisë, shkruajnë mediet në Kosovë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img