Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
35 %
5.1kmh
0 %
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Arrestohet punonjësi i Postës në kryeqytet, iu gjetën në shtëpi mbi 2000 dërgesa të padorëzuara

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, ku një punonjës i Postës ka fshehur mbi 2000 mijë pako, të cilat nuk i ka dortëzuar tek adresat përkatëse. Pas kësaj Policia ka punojësin i cili akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Gjatë kontrollit në shtëpi, atij iu gjetën dhe sekuestruan dërgesa postare, të pa dorëzuara nga ai, i cili ka qenë përgjegjës për dorëzimin e tyre te palët e adresuara, gjatë kohës që ka qenë punonjës i Postës së Kosovës.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka arrestuar personin e dyshuar me iniciale (M.B. ) si dhe është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit të lartcekur ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi (dërgesat postare) të pa dorëzuara nga i dyshuari i cili ka qenë përgjegjës për dorëzimin e tyre tek palët e adresuara gjatë kohës sa ka qenë punëtorë i Postës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë


spot_img









spot_img