Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet punonjësi i policisë, drejtonte ‘Benz’-in në gjendje të dehur (Emri)

Shkruar nga Newsbomb

Një punonjës policisë është arrestuar në flagrancë pasi është ndaluar teksa drejtonte mjetin tip ‘Benz’ në gjendje të dehur.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë bën me dije se është arrestuar:

- Besnik Gurishta, 46 vjeç, Shkodër,  punonjësi i Policisë së Kufirit.

Mësohet se arrestimi I tij u bë në Stacionin e Policisë Kufitare PKK Muriqan natën e mbrëmshme rreth orës 21:30, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur”.

Sipas policisë rreth orës 18:45 ‘Mercedes Benz’-i me targë AA979GN, në degëzimin e rrugës së fshatit Velinaj në segmentin rrugor Shkodër – Murriqan, është përplasur me një mjet tjetër, me pasojë dëme materiale.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se Gurishta kishte përdorur pije alkolike në masën 0.97 mg/l–1.04 mg/l. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu