Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Arrestohet punonjësi i kredive në Lushnje, mashtroi shumë qytetarë: Si përfitonte duke falsifikuar dokumentet pasi u jepte kredi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

62d0092b1104fb1005b936227694a719

Arrestohet një punonjës i një fondacioni financiar jobankar në Lushnje pasi ka mashtruar qytetarët duke falsifikuar dokumentet.

Ndalimi i këtij E. B., 31 vjeç, u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

31-vjeçari, duke qenë oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.

Njoftimi i policisë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin:

E. B., 31 vjeç, banues në Lushnje. (Punonjës i një fondacioni financiar jobankar).

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

31-vjeçari, duke qën oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive i ka përfituar vet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img