Hapësire reklamuese

Bota

Arrestohet pas 5 vitesh arrati shqiptari në Itali, kishte kryer mbi 50 vjedhje (Emri)

Shkruar nga Newsbomb

Polica italiane ka vënë në pranga një shqiptar i cili ishte në arrati prej 5 vitesh dhe akuzohet për më shumë se 50 vjedhje.

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Eduard Docaj.

Mësohet se Docaj është prangosur vetëm një natë më parë në aeroportin e Fiumicinos nga Spliti, shoqëruar nga Interpoli.

Thuhet se ai kishte dalë nga Shqipëria për të udhëtuar për në Kroaci, ku policia e arrestoi dhe më pas e ekstradoi në Itali. Përveç vjedhjeve shqiptari akuzohet edhe për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll