Një parlamentar zviceran por edhe i parlamentit evropian u arrestua sot nga policia zvicerane, pasi tentoi të vidhte nga bankat me dokumentet e falsifikuara 350 milionë euro.
Lajmin e bën të ditur ministri i brendshëm i Republikës Çeke Milan Hovanec, që konfirmon arrestimin e katër personave, (tre shtetas sllovakë dhe anëtarin e Partisë Komuniste të Çekisë dhe Moravisë, Miloslav Ransdorf.
Parlamentari evropian në moshën 62 vjeçare është një ish-profesor i filozofisë dhe në Parlamentin Evropian është deputet prej vitit 2004. Mediat raportojnë se ata po kërkonin të kryenin marrjen e 350 milionë eurove nga një bankë në Zyrih.