Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një nxënës 18 vjeçar të shkollës së mesme “Sali Ceka”.
I riu me iniciale B.K., u arrestua nga efektivat e policisë, pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në afërsi të shkollës së mesme “Sali Ceka”, grupi hetimor i ka gjetur dhe sekuestruar 410 gr lënde narkotike Cannabis Sattiva, ku një pjesë ishte e ndarë në doza gati për shitje pranë ambienteve të shkollës.