Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Arrestohet i riu që mori pjesë në sherrin masiv të 25 prillit, në pranga bie dhe një vajzë 20 vjeçe që mbante kanabis me vete

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit njofton se ka bërë të mundur arrestimin e një 26-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte pjesë e një sherri masiv të regjistruar në një nga qendrat e votimit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Policia raporton se i riu është akuzuar për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ngjarja ka ndodhur në 26 prill gjatë procesit të numërimit të votave në Qendrën e Votimit tek shkolla “1 Maji”. Përplasja fizike ka ndodhur mes vëzhguesve dhe numëruesve të Partisë Socialiste dhe Demokratike.

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi rezulton i dënuar më parë për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj babait  të tij. Në  pranga ka rënë shtetasi me  iniciale K. D., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe 3 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale. Një prej tyre është dhe një vajzë 20-vjeçare e cila posedonte lëndë narkotike kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Xh. K., 20 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit Z. Z., 44 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin A. S.(Z)., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ky shtetas dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 26.04.2021, në një qendër për numërimin e votave, ku ka ndodhur një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave. Më datë 06.07.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A. N., 39 vjeçe, pasi babai i një fëmije të mitur ka bërë kallëzim se shtetasja A. N. ka dhunuar fëmijën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img