Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
3.6kmh
100 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Arrestohet një tjetër pjesëtar i UÇK-së, njihej si “Komandat Ujku” në luftën e Kosovës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është arrestuar në Belgjikë me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës.

Arrestimi i Shalës, i cili njihet me nofkën “Komandat Ujku”, u bë në Belgjikë ku dhe do të mbahet derisa të bëhet transferimi në Hagë të Holandës.

“Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë. Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit,” thuhet në njoftim raportojnë mediet në Kosovë.

Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së si Hashim Thaçi , Kadri Veseli, Rexhep Selimi, etj po hetohen për krime lufte të pretenduara gjatë luftës për çlirimin e Kosovës më 1997.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img