Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Arrestohet një nga bashkëpunëtorët e vrasjes në Elbasan, Madrit Ulqinaku u vra nga një 18 vjeçar (EMRAT – NGJARJA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Horgito Peqini është autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djshme në Elbasan, thotë Policia e këtij qyteti. 18 vjeçari ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë dhe është konfliktuar me 33 vjeçarin, fillimisht verbalisht e më pas e kra vrarë.

“Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit Horgito Peqini, 18 vjeç, Ejden Dino, 18 vjeç dhe Klaudjan Sallufi, 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin Madrit Ulqinaku. Më pas, shtetasi  Horgito Peqini dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Madrit Ulqinaku, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Falë krehjes së zonës dhe kontrolleve me shërbime të shumta policie, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt. Ai është Ejden Dino, 18 vjeç, banues në Elbasan dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike.

Policia e Shtetit – Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit, për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ku u vra me armë zjarri shtetasi Madrit Ulqinaku, 33 vjeç, banues në Elbasan, grupi hetimor pas hetimeve paraprake të kryera , ka zbardhur ngjarjen.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit Horgito Peqini, 18 vjeç, Ejden Dino, 18 vjeç dhe Klaudjan Sallufi, 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin Madrit Ulqinaku. Më pas, shtetasi  Horgito Peqini dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Madrit Ulqinaku, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe të atyre të DVP Elbasan , si dhe falë krehjes së zonës dhe kontrolleve me shërbime të shumta policie, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, shtetasit:

– Ejden Dino, 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja,  blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike.

Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img