Policia e Pogradecit ka njoftuar sot se kanë ndaluar një 29-vjeçar, me inicialet K.T., pasi dyshohet se në mënyrë sistematike ka kryer marrëdhënie me një të mitur, 12 vjeç.
Ka qenë vetë 12-vjeçarja e cila ka rrëfyer se ka dy vite që është në një lidhje me 29-vjeçarin, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.