Hapësire reklamuese

Rajoni

Arrestohet një 22-vjeçar shqiptar në Itali, sjellja e dyshimtë i zbuloi kokainën e fshehur në makinë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet një 22-vjeçar shqiptar në Itali, sjellja e

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia Italiane pasi  në mjetin e tij i’u gjetën 21 gram kokainë.

Sipas autoriteteve italiane mësohet se 22-vjeçari po udhëtonte me një makinë të tipit “Renault Clio” pranë Komunësë së Monte Savinos në momentin që u ndalua nga patrulla e policisë.

Gjatë ndalimit agjentët vunë re se i riu kishte një qëndrim të dyshimtë prandaj dhe më pas kontrolluan makinën.

Brenda kapakut ku është vendosur bateria, ata gjetën dy pako cigare, të cilat përmbanin 42 doza kokainë të barabarta me 21 gram.

Më pas efektivët kontrolluan dhe banesën e 22-vjeçarit por nuk gjetën gjë, teksa ai u dërgua në burgun  në Sollicciano.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu