Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Arrestohet nënkomisari që pajiste me armë personat me të shkuar kriminale (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

SHÇBA arreston një punonjës policie për “Shpërdorim detyre”, mundësoi pajisjen me armë të një personi me precedent penal.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës, ndaloi sot një punonjës policie si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit kreu një hetim gati 2 javor për N/komisar Gjergji Azisllari, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në stacionin policor Plazh, Durrës.

Ky punonjës ka përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin me rekorde kriminale G.N., i cili ishte pajisur me armë zjarri për në banesë.

Shtetasi i mësipërm u arrestua nga Policia e Durrësit gjatë një operacioni të zhvilluar në fillim të Tetorit, në kuadër të operacionit policor “Vjeshtë 2017”.

Në këtë operacion u arrestua edhe shtetasi M.F., si dhe u sekuestruan 2 armë zjarri, një makinë dhe disa telefona celularë.

Pas veprimeve proceduraiale të SHÇBA-së rezultoi se i arrestuari është person me rekorde kriminale, por kishte ndryshuar gjeneralitetet. Punonjësi i Policisë Azisllari nuk ka kryer verifikimin në sistem sipas procedurave standarde të punës. 

Gjatë hetimit ka rezultuar se po ky punonjës policie kishte përpiluar të njëjtin lloj vërtetimi edhe për shtetasin A.M., i cili gjithashtu rezulton me rekorde kriminale në të dhënat e Policisë së Shtetit.

SHÇBA ka nisur një inspektim në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë për procedurat e ndjekura nga strukturat përgjegjëse, për pajisjen me leje për blerje dhe mbajtje të armëve të zjarrit.

SHÇBA ka në dispozicion numrin falas 0800 90  90 për denoncime për çdo qytetar, kur konstaton shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit shpërndarë për mediat.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img