
Një blogere e njohur në Utah dhe njëkohësisht drejtuese e një kanali për këshilla prindërore në Youtube, është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet për abuzim dhe keqtrajtim të fëmijëve të saj.
Sipas një raporti të Page Six, një nga gjashtë fëmijët e Franke arriti të arratisej nga shtëpia, ku nëna e tyre i mbante "të robëruar".
I kequshqyer, i rraskapitur dhe i lënduar fëmija ka kërkuar ndihmë nga fqinjët të cilët kanë vërejtur se ai kishte mbetje të shiritit izolues në këmbë, duar dhe kyçe.
Franke dhe bashkëpunëtorja e saj, Jodi Hildebrand, u arrestuan dy ditë më parë nga policia në Utah.
“Fëmija ka kërkuar ushqim dhe ujë nga fqinjët, por ata kanë lajmëruar policinë kur e kanë parë që ishte i lidhur. Kur mbërriti policia, fëmija “u shfaq i dobësuar dhe i kequshqyer, me plagë të hapura”. Situata ishte aq e rëndë sa mjeku që e kishte parë e pa të udhës ta çonte në spital”, tha një zëdhënës i policisë.