Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet në Tiranë mjeshtri i falsifikimit, i sekuestrohen 20.500 euro (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Arrestohet në Tiranë një 37-vjeçar nga Kavaja i akuzuar “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Arrestimi i tij erdhi pas finalizimit të operacionit policor i koduar “500” nga  Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara, automjet e aparate celular.

"Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “500”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. G. Xh., 37 vjeç, banues në Kavajë.

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte.

Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 183 dhe 149/a të Kodit Penal', njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese