Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Arrestohet në Tiranë i dënuari për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, do ekstradohet drejt Italisë (EMRI- VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 33-vjeçari kërkuar ndërkombëtarisht, Taulant Sinani.

 

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar T. S., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrje në grupe kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Më shumë