Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet në Tiranë 35-vjeçari i shpallur në kërkim për drogë në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet në Tiranë 35-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve në Itali.

Uniformat blu bëjnë me dije se ndaj 35-vjeçarit, i cili u arrestua në Sauk, Gjykata e Milanos në Itali i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 35-vjeçari me iniciale S.S do të ekstradohet drejt shtetit italian.

Njoftimi Policisë

DVP Tiranë/ Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar "Milano 2".

I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 35-vjeçar.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano 2".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Sauk, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. S., 35 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese