Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1kmh
20 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
25 °
E enjte, 1 Qershor, 2023

Arrestohet në shtëpinë e tij ish-Presidenti i Moldavisë, akuza për tradhti dhe marrje ryshfeti prej Rusisë

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti i Moldavisë, Igor Dodon, është arrestuar në shtëpinë e tij në Kishinau gjatë një bastisje nga prokurorët e sektorit anti-korrupsion dhe është mbajtur në komisariat 72 orë.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme të vendit, Marianna Kerpek bëri me dije se politikanit i është kontrolluar shtëpia dhe disa ambiente të tjera që i përkasin. 

“Po studiohen pasuritë e paluajtshme që i përkasin ndërmjetësve”, tha ajo.

Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se çështja ndaj Dodonit ka nisur në 18 maj 2022. Ai dyshohet për veprat penale si: “Korrupsion pasiv”, “Marrje financimi nga parti politike nga organizata kriminale”, “Pasurim i paligjshëm”, dhe “Tradhti”.

Sipas autoritetit mbikëqyrës, gjatë presidencës së tij, Dodon dyshohet se ka marrë ryshfet nga një biznesmen, i cili në atë kohë mbante postin e kreut të Partisë Demokratike të vendit, Vladimir Plahotniuc. 

Shkak për nisjen e çështjes është bërë një video e publikuar në vitin 2020 nga ish-deputetja Iurie Renita. Në një video të filmuar në qershor 2019, Igor Dodon merr një paketë nga Plahotniuc.

Sipas medieve të huaja, Dodon dyshohet se ka lidhje me Rusinë dhe ka marrë para nga Kremlini. Gjatë mandatit të tij si president, ai ndoqi një politikë pro-ruse dhe e quajti Rusinë mikun më të sinqertë dhe partnerin më të besueshëm të republikës. Ai kishte kontakte të ngushta me zyrtarët e Kremlinit dhe i telefononte rregullisht.


Më shumë