Arrestohet në Shkodër shoferi nga Mali i Zi: Si tentoi të korruptonte policin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:29 21-02-2017 Arrestohet në Shkodër shoferi nga Mali i Zi: Si tentoi të korruptonte policin

I ofron rryshfet punonjësit të policisë Rrugore me qëllim mos vënien e masës administrative, por arrestohet në flagrancë shoferi 23 vjeçar nga Mali i Zi.

Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër, bëjnë me dije se bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit malazez, konkretisht:* Nikola Pejoviç, 23 vjeç banues në Podgoricë, Mali i Zi.

Arrestimi i këtij shtetasi, njofton policia, u bë pasi: Në datë 21.02.2017, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip SKANIA (kamion) me targa PG-FR 544, i ka ofruar 5 Euro punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.

“Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

pol1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e Aleksandër Kurtit në Belgjikë, Prokuroria kërkon 16 vjet burg për bashkëpunëtorin e Mark Frrokut
Nis ndërtimi i 60 banesave, Veliaj: Zgjidhje për strehimin e 400 anëtarëve të komunitetit rom »
Article Logic
Execution time: 0.012736082077026
array(1) { ["section"]=> string(82) "arrestohet-ne-shkoder-shoferi-nga-mali-i-zi-si-tentoi-te-korruptonte-policin-69446" }