Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet në SHBA personi që do financonte Inceneratorin e Tiranës me 100 milionë $

Shkruar nga Newsbomb
Carlos Manuel da Silva Santos, drejtor i Përgjithshëm i Ethos Asset Management, Inc., me bazë në San Diego në Amerikë, është arrestuar nën akuzat e mashtrimit. Ai është 29 vjeç dhe me shtetësi portugeze, por jetonte dhe punonte në Kalifornia, shkruan newsbomb.al. Kompania që ai drejtonte ofron financime për bizneset ndërkombëtare dhe i është kërkuar të financojë me 100 milionë dollarë dhe kompaninë e Inceneratorit të Tiranës. Carlos Manuel da Silva Santos është arrestuar më 13 Nëntor 2023 në Nju Xhersi, në lidhje me akuzat për mashtrim në Distriktin Jugor të Kalifornisë. Shtetet e Bashkuara zbuluan një ankesë që e akuzonte atë për komplot mashtrimi në lidhje me një mashtrim kredie. Politikani demokrat Belind Këlliçi, ka zbuluar këtë të premte një dokument të datës 9 dhjetor të vitit 2022 përmes të cilit kompania mëmë në Hollandë "Geogenix BV", i drejtohet Ethos Asset Management INC, me adrese San Diego Kalifornia, përfaqësuar nga Carlos Manuel da Silva Santos, të quajtur “Project summary”, ku specifikon se totali i investimit për ndërtimin e Inceneratorit në Landfillin e Sharrës është 141 milionë euro. Faza e pare është 28 milionë euro, nga te cilat janë financuar 22 milionë euro dhe nevojiten të financohen me borxh edhe 113 milionë euro të tjera. [caption id="attachment_780192" align="aligncenter" width="530"]Shkresa e GeoGenix B.V per kompanine e portugezit te arrestuar ne SHBA Shkresa e GeoGenix B.V per kompanine e portugezit te arrestuar ne SHBA[/caption] Ky denoncim është bërë nga Këlliçi dhe më datë 21 mars të vitit 2023, pasi dokumentet që ai kishte në dorë tregonin për mungesën e fondeve për financimin e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës. Nëntë muaj pas këtij denoncimi, në Nëntor 2023, personit që pronarët e inceneratorit i kërkuan financim, u arrestua nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare në SHBA. "Ju do të shihni këtë publikim zyrtar të Departamentit të Drejtesisë Amerikane, konkretisht zyra e Prokurorit te SHBA-ve, Distrikti Jugor i Kalifornisë, në të cilin bëhet i ditur arrestimi me datë 13 nëntor 2023, i shtetasit Carlos Manuel da Silva Santos, me funksion CEO i kompanisë Ethos Asset Management Inc., me akuzën e mashtrimit financiar dhe krimeve të tjera në bashkëpunim. Hetuesit federale që kanë bërë ndjekjen dhe me pas arrestimin e këtij shtetasi, kanë deklaruar se ky individ, vetëm 29 vjeç, është personi që ka ngritur një skemë mashtrimi ndërkombëtare në bashkëpunim dhe me individë të tjerë. Kjo çështje ende vijon të jetë nën hetim në SHBA nga Agjencia e Homeland Security Investigations", u shpreh Belind Këlliçi. Kompania mëmë në Holande e Inceneratorit fantazme, “Geogenix”, tashmë në pronësi të ICARE Holding dhe Franco Tossi Mecanica, i janë drejtuar këtij 29 vjeçari, tashmë me akuza zyrtare federale për mashtrim ndërkombëtar në SHBA, për të përfituar 100 milionë euro financim për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Kerkesa e pronareve te ince... by Newsbomb Albania

 

Prangosja e Carlos Manuel da Silva Santos në SHBA - 13 nëntor 2023

SAN DIEGO – Drejtori i Përgjithshëm i Ethos Asset Management, Inc., me bazë në San Diego, i cili ofron financime për bizneset ndërkombëtare, u arrestua në Nju Xhersi të dielën mbrëma në lidhje me akuzat për mashtrim në Distriktin Jugor të Kalifornisë. Carlos Manuel da Silva Santos i Portugalisë u mor në paraburgim në Newark, Nju Xhersi teksa mbërriti në Shtetet e Bashkuara nga jashtë. Santos bëri paraqitjen e tij fillestare atje sot pasi Shtetet e Bashkuara zbuluan një ankesë që e akuzonte atë për komplot mashtrimi në lidhje me një mashtrim kredie. Santos akuzohet për orkestrimin e mashtrimit përmes kompanisë së tij, Ethos Asset Management, Inc me bazë në San Diego. Sipas ankesës, Santos u kërkoi huamarrësve të mundshëm të siguronin një tarifë paraprake në një shumë të barabartë me një përqindje të caktuar të shumës së kredisë. Megjithatë, pas marrjes së tarifës paraprake, Santos dhe Ethos nuk e disbursuan kredinë siç ishte rënë dakord nga palët. Santos përdori tarifat fillestare për të shlyer huamarrësit e tjerë të mundshëm, për të lëshuar komisione për bashkëpunëtorët e tij dhe për të paguar shpenzimet personale. Ankesa pretendon se për të joshur huamarrësit e mundshëm dhe për të marrë linja kredie nga institucionet financiare në mbështetje të skemës, Santos manipuloi bilancet e Ethos dhe pasqyrat reale të llogarisë financiare për të fryrë artificialisht vlerën neto të Ethos. Për shembull, ankesa pretendon se Santos detyroi të paktën një viktimë të paguante një tarifë paraprake më të madhe se 8 milionë dollarë duke pretenduar se Ethos kishte 359,088,190.22 dollarë në një llogari të caktuar ndërmjetësimi, por të dhënat vërtetuan se Ethos nuk kishte një llogari të tillë. Në mënyrë të ngjashme, ankesa pretendon se Santos ka ndryshuar deklaratat e llogarisë bankare të Ethos për të fryrë balancat e llogarive bankare për huamarrësit e mundshëm, ndonjëherë me më shumë se 100 milionë dollarë sesa ajo që ishte depozituar në llogari. Kjo çështje është duke u ndjekur penalisht nga Ndihmës Prokurori i SHBA E. Christopher Beeler dhe Carl F. Brooker, IV. [caption id="attachment_780194" align="alignnone" width="703"]Carlos Manuel da Silva Santos Dosja e Carlos Manuel da Silva Santos[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed