Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet në sallën e gjyqit PROKURORI, ja për se akuzohet (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndaluar sot në sallën e gjyqit një prokuror të Gjirokastrës.

Raportohet se bëhet fjalë për prokurorin me inicialet S.Ç, i cili është shoqëruar në komisariatin e qytetit për verifikim lidhur me një dosje hetimore.

Prokurori Çoçoli është akuzuar më parë nga prindërit e një vajze 17-vjeçare të rrëmbyer, se u kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e saj. Vajza e komunitetit rom dyshohet se ishte rrëmbyer nga një i ri nga Levani i Vlorës, por pas arrestimit të tij, deklaroi se ishte larguar me dëshirë.

Ndërsa nëna e vajzës akuzoi prokurorin se i kishte marrë 1 mijë euro për çështjen, madje e kishte dhunuar pas seancës gjyqësore. Ai i mohoi akuzat. Është e paqartë nëse prokurori gjirokastrit akuzohet për këtë çështje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu