Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Arrestohet në mesnatë efektivi i Gardës, i dehur nuk ndaloi në postbllok: Kolegët e patrullës iu vunë në ndjekje (EMRI-DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një efektiv i Gardës së Republikës është arrestuar nga Policia në Tiranë. Mësohet se në pranga ka rënë Arsan Demaj, i cili shërben dhe si shoqërues i një prej komisionerëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut).

Efektivi ka qenë duke lëvizur me makinë në Tiranë dhe një patrullë e Komisariatit nr.3 që ishte pozicionuar në postbllok, i ka bërë shenjë të ndalonte. Gazetari Elton Qyno shkruan se efektivi i Gardës nuk ka pranuar të qëndrojë dhe është larguar. Menjëherë, patrulla i është vënë pas Arsan Demajt.

Në momentin e ndalimit, mësohet se gardisti ka kundërshtuar urdhrin për t’u shoqëruar në polici, duke shfaqur dhe veprime të rezistencës fizike. Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë, dhe ndaj tij kanë nisur veprimet hetimore.

Materialet hetimore do i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për akuzat e “Drejtimit të mjetit në gjendje të dehur” dhe “Kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të policisë”.

Më shumë

spot_img