Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Arrestohet në Mal të Zi autori i vrasjes së Behar Sofisë, e qëlloi në gjoks dhe në qafë dhe u largua me biçikletë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9b5092d299aa9b4c2a367d1f5f5a62b5

Autori i vrasjes së Behar Sofisë është arrestuar sot në shtetin fqinj të Malit të Zi. Nuk bëhet me dije se cili është identiteti i tij apo në ç’rrethana është kapur.

Behar Sofia, i njohur dhe me emrin Fatmir Sofia, ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit në mes të Tiranës, pranë Piramidës. 66 vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë dhe i gjakosur.

Forca të shumta policie blinduan menjëherë zonën, të dyja anët krah lumit Lana, ndërsa në vendngjarje zbriti dhe vetë kryepolici i Tiranës Rebani Jaupi, shkruan newsbomb.al. Behar Sofia nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Ai pasi qëlloi Sofinë, mori biçikletën që e kishte lënë poshtë Urës së Lanës dhe u largua për nga Liqeni i Tiranës. Aty 24-vjeçari hoqi xhinset që kishte veshur, xhupin, maskën dhe kapelen.

Rrobat e autorit u gjetën 3 ditë pas ngjarjes, dhe aty u mor profili gjenetik nga dhe u zbulua. Policia shqiptare dhe malazeze bashkëpunuan, dhe sot autori iu dorëzua Policisë së Tiranës.

Ai njihej me nofkën “Padrino i drogës”.

66-vjeçari u qëllua me një armë me silenciator pasi kalimtarët e rastit nuk kanë dëgjuar zhurma. Ata kanë parë viktimën të shtrirë në tokë dhe të gjakosur, i cili u kërkonte ndihmë, dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë.

Atentatorët që dyshohet se e kanë ndjekur Behar Sofinë, i janë afruar me makinë dhe e kanë qëlluar me armë, shkruan newsbomb.al. Dy plumba kanë kapur biznesmenin nga Berati, një në gjoks dhe një në qafë.

  

Më shumë

spot_img
spot_img