Një shqiptar është vënë në prangat e policisë së Londrës me dyshimin se merret me trafikun e qenieve njerëzore, pasi në dyqanin e tij u gjetën plot 12 punonjës ilegalë nga Rumania.
Gjatë kontrollit të mëtejshëm në shtëpinë e tij në Old Kent Road, Peckham, policia gjeti edhe 5 burra e gra të tjerë. Sipas mediave angleze, shtëpia e dhe dyqani janë në pronësi të një 41-vjeçari me origjinë nga Shqipëria.