Hapësire reklamuese

Aktualitet

Arrestohet në Lezhë administratori i njësisë Kaçinar, i shpallur në kërkim për drogë

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Lezhës ka arrestuar Petrit Bardhin, 43-vjeçarin të shpallur në kërkim për shitje të lëndeve narkotike, ish-administrator i njësisë Kaçinar në Mirditë. I prangosuri, Petrit Bardhi kërkohej nga autoritetet shqiptare që në tetorin e vitit kaluar, kur u zbuluan lidhjet e tij me trafikun e drogës, ndërsa vëllai i tij, Florian Bardhi nuk është gjetur akoma nga policia.

Dy vëllezërit janë shpallur në kërkim që në momentin kur policia ka gjetur dhe sekuestruar në banesën e tyre 424 kg kanabis. Ata mbanin lënde narkotike në banesën e tyre dhe e shisnin, derisa u zbuluan nga policia. Materialet i kanë kaluar prokurorisë, ndërkohë që hetimet për Florian Bardhi vazhdojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu