Hapësire reklamuese

Politikë

Arrestohet në kandidati për deputet i LSI Etjon Joka, SPAK e shpalli në kërkim, blinte vota për 100 dollarë

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet në kandidati për deputet i LSI Etjon Joka, SPAK e shpalli

Etjon Joka, ish-kandidat i LSi për deputet në Tiranë, i shpallur në kërkim prej muajsh, është arrestuar sot nga Policia e Tiranës. Ai u shfaq para zgjedhjeve të 25 prillit duke blerë vota për veten dhe LSI, me nga 100 dollarë për votë.

Prokuroria e Posaçme SPAK, nisi hetimet pas videove të publikuara paraditen e 23 prillit, ku shihej se Joka dhe disa njerëz të tij të afërt u premtonin lekë dhe vende pune qytetarëve në këmbim të votës për LSI-në. Ai u thirr për të dëshmuar por refuzoi.

SPAK e shpalli në kërkim dhe i kërkoi Policisë që ta arrestonte. Gjykata e Posaçme dha ndaj ti masën e sigurisë "Arrest me burg" në mungesë. Sot, bëhet me dije se Etjon Joka është arrestuar nga Policia dhe pritet të dërgohet në qeli.

Ish-kandidati i LSI akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll