Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Arrestohet në Kakavijë 26 vjeçari nga Siçilia, në makinë iu gjetën disa doza kokainë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 26 vjeçar nga Siçilia është arrestuar ditën e sotme në Kakavijë, pasi në automjetin e tij iu gjetën disa doza me kokainë.

Në pranga ka rënë D.G, i cili po udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë me mjetin e tij Camper “Fiat”, por është ndaluar nga policia në vijën e dytë të kontrollit, ku efektivët kanë gjetur edhe lëndën narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas italian.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin Camper “Fiat” që drejtohej  shtetasi italian D. G., 26 vjeç, banues në Siçili.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet,  nga shërbimet e  Policisë Kufitare, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin  e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. G., 26 vjeç, banues në Siçili.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img