Policia e Bulqizës ka arrestuar në flagrancë një 31- vjeçar, i cili rezulton i dënuar më parë.
Policia bën me dije se Veli Nika, u arrestua, rreth orës 23.00 të mbrëmjes së djeshme, gjatë patrullimit në fshatin Dragu njësia administrative Fushë- Bulqizë , nga Patrulla e Policisë i është dhënë shenja e ndalimit mjetit tip "Mitsubishi", që drejtohej nga shtetasi V.Nika, ku i është kërkuar dokumetacioni i mjetit, dhe ka rezultuar se nuk kishte leje drejtimi.
Gjatë kontrollit të automjetit poshtë sediljes së parë (të pasagjerit), i janë gjetur dhe sekuestruar 7 copë fishek pistolete.
Në përfundim të veprimeve të kryera është bërë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë Dibër për veprat penale "Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi", " Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municionit.