Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

EMRI/Arrestohet në flagrancë 45 vjeçari nga Durrësi, i sekuestrohen mbi 12 kg kanabis dhe 1 ikonë e vjedhur në një kishë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arritur të arrestojë ditën e sotme në flagrancë 45vjeçarin Çim Proshka nga Durrësi, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike dhe përvetësim të mallrave ose parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Efektivët kanë sekuestruar 12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike cannabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike, të cilën 45 vjeçari e kishte vjedhur në një kishe dhe do e shiste.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ikona”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen 12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike cannabis dhe një ikonë e vjetër me vlera historike.

Arrestohet në flagrancë një 45-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike dhe përvetësim të mallrave ose parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Strukturat e Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara, pas një pune të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ikona”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: 

Ç. P., 45 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Përvetësimi i mallrave ose parave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 kg e 150 gr. lëndë narkotike cannabis sativa dhe një ikonë e vjetër me vlera historike (e kohës bizantine), të cilën ky shtetas dyshohet se e ka vjedhur në një kishë dhe do i shiste kundrejt vlerave monetare. 

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Trafikimi i  lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i veprave të artit”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img