Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Arrestohet në Fier juristi i shpallur në kërkim (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Fierit arreston juristin e Hipotekës të shpallur në kërkim, Ervis Bregasi.

Blutë bëjnë me dije se kanë vënë në pranga, Ervis Bregasi 32 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi 32 vjeçari akuzohet për ‘Korrupsion pasiv”. Gjykata caktoi më 26 maj të këtij viti për të masën ‘arrest me burg’.

Juristi Bregasi u denoncua disa muaj më parë në një emision investigativ, ku shfaqej duke i marrë një qytetari 300 mijë lekë për t’i dhënë atë që i takonte.

Njoftimi i policisë:

*Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

  • •Ervis Bregasi, 32 vjeç, banues në Cakran, Fier.(me profesion Jurist në ZRPP Fier).

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 26.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga  Neni 259 i Kodit Penal.

Më shumë

spot_img